Policia italiane arreston te kerkuarin shqiptar

 Stefan Petani, 44-vjecari shqiptar, mbi te cilin prej vitit 2006 rendonte nje mandat kapjeje nderkombetare, eshte arrestuar nga agjentet e Vareze, qe e kane bllokuar mbi nje makine BMW X5, e drejtuar nga nje tjeter shtetas shqiptar.

Vendi i fshehjes se tij ishte nje apartament ne Kunardo, ku jetonte bashke me disa te aferm. I denuar me kater vjet burg per kultivim dhe shitje droge nga gjykata e Fierit, Petani kishte arritur te arratisej ne vitin 2006 nga Shqiperia dhe te fshihej ne Vareze. Ajo qe e ka tradhtuar dhe rrezikon ta ktheje serish ne burgun shqiptar ishte kerkesa e autoriteteve policore italiane per lejen e qendrimit.

Per 44-vjecarin jane hapur dyert e burgut italian, ne pritje te kerkeses per ekstradim nga ane auoriteteve shqiptare. Hetimet, nderkaq, vazhdojne per te verifikuar nje trafik te mundshem droge mes Shqiperise dhe Italise.