Binjakët siamezë, Peru, mjekët s'ndajnë dot bebet, kanë një zemër

 Binjakët siamezë, Peru, mjekët s'ndajnë dot bebet, kanë një zemër

 Binjakët siamezë, Peru, mjekët s'ndajnë dot bebet, kanë një zemër

Mjekët peruanë kanë deklaruar së fundmi se mund të jetë e pamundur të ndahen dy binjaket e lindura në spitalin e Lima-s pesë ditë më parë, pasi ato ndajnë të dyja vetëm një zemër. Doktorët kanë nën mbikqyrje të vazhdueshme dy bebet ndërsa vazhdojnë të studiojnë mundësitë për operimin e tyre. Vogëlushet erdhën në jetë në datën 22 tetor dhe janë të ngjitura në pjesën e përparme të tyre duke përfshirë edhe organet e brendshme. Rrezet X dhe ekzaminimet e bëra deri tani, tregojnë se dy foshnjet e porsalindura ndajnë së bashku të paktën dy organe jetësore, pa të cilat nuk do të mbijetonin nëse do të ndaheshin. sipas Pedro Mascaro, drejtor i pavionit të foshnjeve në maternitet, ky fakt e bën të rrezikshëm operacionin për ndarjen e foshnjeve. " ekzaminimet mjekësore që kemi bërë tregojnë se binjaket kanë një zemër të përbashkët, një mëlci dhe një zorrë. Ato kanë secila mushkëri dhe veshka, që do të thotë se kanë mundësi të jetojnë, por të bashkuara. Përpjekja për ti ndarë ato, mund të sjellë vdekjen e tyre, -tregon më tëj mjeku. Nëna e vogëlusheve, Lorenza Maman, thotë se të bijave do tu duhet të mësojnë të jëtojnë së bashku. "duhet një mrekulli që vazjat të jetojnë nëse operohen. Ato kaën nevojë për një zemër dhe për mëlci, por kjo nuk do të ndodhë. Kështu që duhet të mësohen të jetojnë së bashku - vijon nëna të thotë me dhembshuri nëna. Aktualisht vogëlushet janë në kushte të qëndrueshme pasi e morën veten nga problemet që kishin me frymëmarrjen.